Pyetjet e shpeshta
Përgjigje të shkurtra për gjërat që na pyesin më shpesh.
Fotoja
Si ta dërgoj foton?
Hape produktin që do, zgjidh masën dhe ngarko foton direkt nga telefoni ose kompjuteri. Nuk të duhet aplikacion ose llogari.
A mjafton cilësia e fotos sime?
Sapo e ngarkon, faqja e mat foton për masën që zgjodhe dhe të tregon nëse do të dalë e pastër. Nëse nuk mjafton, të sugjerojmë një masë më të vogël.
A mund ta zhvendos ose ta zmadhoj foton?
Po. Në editor e zvarrit foton, e zmadhon me dy gishta ose me rrëshqitësin dhe e sheh menjëherë si del në mur, në gur ose në veshje.
Çfarë ndodh me foton time pas porosisë?
E përdorim vetëm për të printuar porosinë tënde dhe e fshijmë pas dorëzimit. Nuk e publikojmë dhe nuk e ndajmë me askënd.
Porosia
A e shoh produktin para se ta printoni?
Po — e sheh para se të porosisësh. Pamja që sheh me foton tënde është ajo që prodhojmë: çfarë sheh, atë merr. Duke porositur e konfirmon.
A mund ta ndryshoj ose ta anuloj porosinë?
Po, pa kosto derisa të fillojë prodhimi. Na shkruaj sa më shpejt pas porosisë.
A më duhet llogari për të porositur?
Jo. Mund të porosisësh si mysafir. Me llogari i sheh porositë e mëparshme dhe nuk e shkruan adresën çdo herë.
Pagesa dhe dërgesa
Si paguaj?
Me para në dorë, kur e merr porosinë. Nuk paguan asgjë paraprakisht.
Sa zgjat dërgesa?
2–4 ditë pune pas porosisë, kudo në Kosovë.
Sa kushton dërgesa?
3.00 €. Për porositë mbi 40.00 € dërgesa është falas.
Po nëse produkti vjen i dëmtuar?
Na shkruaj me një foto të problemit. Nëse defekti është nga ne, e printojmë dhe e dërgojmë prapë pa pagesë.